Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike përpara mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të PD-së, për situatën e krijuar në Kuvend, ditën e nesërme do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës është planifikuar të zhvillohet rreth një orë përpara seancës së Këshilli i Mandateve.
Pjesë e Këshillit të Mandateve janë edhe pesë deputetë të Partisë Demokratike, për të cilët është kërkuar masë disiplinore: Elda Hoti, Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi.
Në rast se ndaj tyre merret masë ndëshkimore, këta deputetë nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.


