Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Kaos te klubi shqiptar, publikohet vendimi drastik: Ngrijmë të gjithë aktivitetet

    February 6, 2026

    Shkupi është në kaos, ndërsa së fundmi u njoftua në faqen zyrtare se është vendosur që të ngrijnë të gjithë aktivitetet. Shkak për këtë bërë vendimi i pronarit të klubit Jasin Konjali, që t’i japë drejtimin Bekim Baftijarit.

    Ky vendim është nga “Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi”, që u krijua si nismë e tifozëve.

    Njoftimi i Shkupit:

    NGRIJMË TË GJITHA AKTIVITETET

    Të nderuar, që nga fillimi kur kemi marrë përsipër organizimin e ekipit, të gjithë jeni dëshmitarë se kemi qenë transparent në çdo fazë të veprimit tonë. Për çdo vendim që kemi marrë dhe çdo punë që kemi bërë jemi konsultuar me përkrahësit tonë dhe ekspertë të asaj fushe të veprimit.

    Gjatë ditës së mërkurë, në prag të ndeshjes miqësore me KF Arsimin, kemi marrë telefonatë nga z. Bekim Baftijari duke na komunikuar se ka marrë pronësinë mbi klubin. Gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore me KF Arsimi të gjithë kemi qenë dëshmitarë se nga ish presidenti dhe pronari i klubit Jasin Konjali është shpërndarë një fotografi duke ia uruar z. Bekimit pronësinë e klubit. Nga ai moment kemi marrë shumë thirrje nga anëtarë dhe përkrahës tonë duke shprehur shqetësimin e tyre, me shumë të drejtë. Gjatë ndeshjes z. Bekimi ka ardhur në stadium duke na treguar autorizimin që ka marrë nga ish presidenti.

    Autorizimi përfshin përfaqësimin në emër të klubit para institucioneve por jo dëshmi për transferim të aksioneve dhe pronësisë. Atë lloj autorizimi në të kaluarën e kanë pasur edhe Florim Muça por edhe drejtorët tjerë ekzekutiv. Sipas autorizimit, z. Bekimi është “person i autorizuar nga ish presidenti” dhe jo pronar. Ish presidenti mund të ndryshojë atë vendim ne çdo moment dhe të vendosë dikë tjetër në atë vend.

    Me “personin e autorizuar nga ish presidenti” kemi pasur takim edhe javën e kaluar dhe kemi ra dakord që të gjitha vendimet të sillen bashkërisht. Ne e kemi kërkuar disa herë dhe për shkaqe të ndryshme nuk është paraqit deri në momentin kur ka pasur autorizimin në dorën e tij.

    Natyrisht, të mësuar dhe të djegur nga e kaluara me “pronarë” dhe “drejtorë” të ndryshëm edhe ne kemi dyshimet tona dhe jemi të shqetësuar për të ardhmen e funksionimit të klubit.

    Edhe pas publikimit të fotos nga ish presidenti dhe prezantimit të autorizimit kemi pasur edhe një takim dhe e kemi pyetur se si planifikon të funksionojë në të ardhmen. Nuk kemi marrë përgjigje konkrete për planet por vetëm një përgjigje të përgjithshme “krejt na bashkë”. Fjalët janë një gjë ndërsa veprat tregojnë diçka tjetër. Veprimet dhe aktivitetet e “personit të autorizuar nga ish presidenti” periudhën e kaluar nëpër rrjetet sociale si dhe disa veprime i konsiderojmë si mungesë e transparencës ndaj nesh. Filozofia dhe mënyra e tij e mendimit dhe veprimit bie ndesh me filozofinë dhe mënyrën e mendimit dhe veprimit tonë. Për këto arsye ne kemi kërkuar nga ai që të nënshkruajmë një marrëveshje për format e bashkëpunimit në të ardhmen.

    Ne kemi përgjegjësi para përkrahësve tanë si dhe para të gjithëve me të cilët kemi krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë. Kemi qenë në ndërtim të sipër të një sistemi të organizimit të punës dhe nuk dëshirojmë që emri asnjërit nga ne të përfshihet në aktivitete për të cilat nuk e dimë se cili është drejtimi dhe qëllimi i atyre aktiviteteve.

    Me shumë mund kemi arritur që të rikthejmë harmoninë dhe disponimin brenda ekipit dhe ajo u rrënua për një çast me disa lëvizje të papritura. Gjithashtu kemi përgjegjësi para lojtarëve dhe stafit teknik. Te ata është krijuar një huti për të ardhmen e tyre.

    Ne mendojmë se ky autorizim është edhe një lojë dhe përpjekje nga ish presidenti Jasin Konjali për të blerë kohë dhe për të mos dorëzuar klubin atyre që ju takon, QYTETARËVE TË SHKUPIT. Jo rastësisht, kjo gjë vjen disa ditë para fillimit të stinorit pranveror. Prandaj, si “Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi” deri sa të arrihet një marrëveshje e shkruar mes nesh dhe “personit të autorizuar nga ish presidenti”, NGRIJMË TË GJITHA AKTIVITETET TONA NË KLUB DHE RRETH KLUBIT, ndërsa “personit të autorizuar nga ish presidenti” i urojmë fat dhe punë të mbarë në shpëtimin e klubit nga më e keqja./PanoramaSport

    Jasin Konjali Kaos te klubi shqiptar Ngrijmë të gjithë aktivitetet Shkup
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026

    Policia bastis 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në salla për lojëra fati

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.