Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Krim i trefishtë në Malin e Zi, vri*en tre persona, dy vëllezër shqiptarë mes vi*timave

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, arrestohet 26-vjeçari

    August 26, 2025

    HIMARË-  “Blutw” e Himarws kanw vwnw nw pranga njw  26-vjeçar pasi akuzohet se kanosi më armë zjarri dy punonjësit e hotelit të tij.

    Emanuel Shkëmbi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

    Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.

    Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.

    Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    • E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

    Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Arrestohet 26-vjeçari himarë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Krim i trefishtë në Malin e Zi, vri*en tre persona, dy vëllezër shqiptarë mes vi*timave

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.