Në mesin e të ftuarve ditën e sotme në podcastin “Flasim” me kryeminstrin Rama ishte dhe Ana Nako, kandidatja e Partisë Socialiste për Fierin.
Nako përgjatë bashkëbisedimit na zbulon se e ka marrë vesh që do të jetë deputete nëpërmjet televizorit.
Ndërsa më tej ajo tregon dhe për telefonatën e bashkëshortit.
Ky i fundit e kishte telefonuar duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën rozë të Fierit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Sinqerisht e prisje që do ishe në listën e Qarkut të Fierit?
Nako: Në fakt nuk e prisja në të hapur, jo më të prisja në listën e mbyllur. Isha skeptike dhe nuk e prisja fare. E kam dëgjuar nga televizori, sa që im shoq është oficer dhe atë natë ishte me shërbim dhe më merr në telefon dhe më thotë: ‘Ana për ty bëhet fjalë’. I thashë ‘meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, kjo unë jam, unë duhet të jem.


