Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Kam kryer mbi 100 vepra penale që në moshën 10-vjeçare”: Rrëfimi tronditës i një 17-vjeçari shqiptar nga burgu

    August 6, 2025

    Një 17-vjeçar, aktualisht i dënuar me dy vite burg për disa raste vjedhjesh, ka rrëfyer në një intervistë për RTVDukagjini jetën e tij të mbushur me krime, të nisur që në fëmijëri. I mituri tregon se që prej moshës 10-vjeçare ka qenë i përfshirë në grabitje, përdorim e shpërndarje droge, therje, lëndime trupore, madje edhe tentativë vrasjeje.

    “Jam 17 vjeç, në burg që 8 muaj. I dënuar vetëm për vjedhje, por kam mbi 100 vepra të tjera. Kam filluar me drogë në moshën 10-vjeçare, marihuanë dhe kokainë. Kam pasur grabitje, therje, tentativa vrasjeje…”, ka deklaruar ai.

    Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij kriminal lidhet me vjedhjen e automjeteve, të cilën e ka mësuar nga babai i tij, një ndihmës mekanik. Ai pohon se ka vjedhur mbi 40 makina, duke përfshirë edhe një BMW M4 me vlerë mbi 30 mijë euro. Të gjitha makinat i ka dokumentuar në telefon, në një lloj “koleksioni personal”.

    “I kam shkruar të gjitha markat e makinave që kam vjedh. Vetëm për rreth 10 prej tyre jam ndëshkuar. Më i shtrenjti ishte një BMW M4. Një shok i babit i prishte makinat për pjesë, ai e dinte që ishin të vjedhura…”, rrëfen ai.

    I mituri pohon se ka ndjerë ndikimin negativ të rrethit shoqëror dhe ka qenë i pambrojtur nga familja dhe sistemi në një moshë tepër të vogël.

    Pavarësisht gjithçkaje, ai shprehet i penduar dhe thotë se dëshiron t’i japë fund jetës kriminale, duke shpresuar në një fillim të ri pas daljes nga burgu.

    “Jam penduar për jetën që kam bërë. Dua të filloj nga e para”, thotë 17-vjeçari.

    Rrëfimi i tij ngre shqetësime të mëdha për fenomenin e kriminalitetit të mitur, ndikimin e drogës në moshë të hershme, mungesën e kontrollit social dhe dështimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në rrezik.

    Radar.al

    100 vepra penale 17 vjecari burgu i riu kosove shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026

    Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.