Një tjetër moment argëtues ka ndodhur në Big Brother VIP 5, gjatë sfidës së mosreagimeve, ku banorët u vunë përballë situatave të papritura që testojnë durimin dhe vetëkontrollin e tyre.
Sot, në shtëpi u futën dy breshka, duke krijuar një atmosferë të pazakontë. Ndërsa shumica e banorëve përpiqeshin të mos reagojnë, Rogerti nuk mundi ta përmbante frikën: “Vëllai i Madh nuk mundem, kam shumë frikë, nuk të gënjej”, u dëgjua ai.
Selin e ngacmoi me humor, duke i thënë: “Ke frikë nga Edisa”.
Situata u bë edhe më komike kur Rogerti u ftua në Dhoma e Rrëfimit, dhe Selin e shoqëroi për ta trembur sërish, duke nxitur të qeshura në shtëpi. Edhe pas daljes nga dhoma, Selin vazhdoi shakatë, duke e detyruar të kalojë pranë breshkave.
Rogerti u shpreh me shqetësim: “Se po i shtyp pa dashje”, ndërsa Selin e qetësoi: “Janë larg, eja”.
Momenti tregoi se sfida e mosreagimeve po sjell jo vetëm tension, por edhe shumë të qeshura dhe situata komike mes banorëve.


