TIRANË– Kostana Morava, spikerja e lajmeve ka vijuar me një tjetër reagim publik pas intervistës që ka dhënë të shtunën në Top Channel.
Përmes një postimi në Instagram ajo shprehet se vlerat dhe principet i ka secili për vete dhe jo për t’i shitur në pazar. Ndërsa shton se në mos sot, nesër do të përballet me veten e tij, do të ulet e do mendojë si e ka kaluar jetën, a i ka rënë dikujt në qafe, a ka bërë më shumë mirë apo keq.
SHKRIMI I KOSTANËS:
Vlerat dhe principet i ka secili per vete dhe jo per ti shitur ne pazar. cdo njeri nga ne mos sot neser do te perballet me veten e tij, do te ulet e do mendoje si e ka kaluar jeten, a i ka rene dikujt ne qafe, a ka bere me shume mire apo kea, a ka thene me shume te verteten apo ka genjyer veten dhe te tjeret etj etj. Mendoj se eshte me shume fat ai lloj njeriu qe e kupton sa me heret kete qe po them dhe vendos te jetoje ne heshtje, pa i shitur ne pazar, me vlerat e larta njerezore. Njerezit ne pergjithesi jane te mire por e mira keto kohe gendron gjithmone ne heshtje prandaj na duket sikur cdo gje po prishet e po shkaterrohet. dua ti them njerezve si une qe te mos harrojne se ajo de duket, qe merr vemendje, eshte e liga deri me sot por kjo nuk do te thote qe e mira nuk ekziston. jam besim plote qe nje dite do te vi momenti kur e mira te dominoje dhe atehere do te jetojme patjeter me mire. standarti me i larte i jetes eshte mendja dhe zemra e qete. vilat makinat parate jane shume te mira por nuk mund te jene kurre me te mira se zemra plot. dhe nqs e keni zemen plot me miresi ta dini qe jeni me te pasurit e universit. dua gjithashtu te tregoj qe ne momentet e mia te veshtira ku presioni behet gati te me ve perfund, atehere kur mund te bej logarite me friken, kujtohem se nuk ka anje force tjeter ne univers me te madhe se forca e atij qe na ka krijuar. me forcen e tij ne zemer nuk ka asnje shans qe dikush tju beje keq apo tju lendoje…. keshtu qe le te forcojme besimin… Loveeee

LEXO EDHE: Spikerja e lajmeve “përplaset” me Erjona Rusin: Abuzove me titullin, nuk e kam thënë diçka të tillë
INTERVISTA NË TOP CHANNEL


