Një tërmet me magnitudë 5.5 ka goditur gjatë orëve të vona të mbrëmjes pjesën jugore të Meksikës, Oaxaca, sipas deklaratës së autoriteteteve meksikane dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tërmeti goditi pranë qytetit të San Miguel Achiutla në një thellësi prej 64 km.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social X në lidhje me ngjarjen shkroi se nuk ishte raportuar asnjë dëm.
Nga ana tjetër guvernatori i Oaxaca tha në një postim se protokollet e emergjencës ishin aktivizuar.
Tërmeti raportohet se u ndje në disa zona të vendit dhe shumë banorë kanë dalë të shqetësuar në rrugë.


