Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    ‘Ju tregoj arsyen e fitoreve të mia’- Rama: Si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua, por në shtëpi…

    December 24, 2024
    Pas 3 orësh, Rama mbyll konferencën: Gëzuar familjarisht, dua t'ju shoh mirë të gjithëve

    Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, ka bërë batuta në lidhje me qeverisjen e vendit, teksa përballë ka një opozitë që ai e quajti të dobët. Rama tha se ai si kryeministër opozitën e vërtetë e ka në shtëpi, duke përmendur këtu bashkëshorten e tij Linda Rama.

    Rama: Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet lart e poshtë: “Ai fiton, se opozita është e dobët”. Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua. E si një rrjedhojë e paqëllimtë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra Kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër. Në shtëpi!

    Pa britma, pa sharje, pa shpifje, të cilat, në fund të fundit, i përballon lehtë, por me pyetje të vështira e me argumente të forta për t’u rrëzuar dhe, meqë ra fjala, ose natën vonë, ose herët në mëngjes.

    Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!

    Për rrjedhojë, më lini të falënderoj sonte këtu edhe opozitën më të fortë dhe më lini t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra, edhe në emër të saj, që jeni këtu me ne në këtë mbrëmje të këndshme të përvitshme.

    Ju faleminderit dhe, nëse mund të marr gotën, dua të ngre një dolli para së gjithash për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj e bashkëshortet/bashkëshortët, të cilët, siç e di dhe unë bashkë me ju, janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për të gjithë punën tuaj larg vendit tuaj, edhe pse, shumë shpesh, me sa kam kuptuar, ju pëlqen të rrinë në Shqipëri edhe më shumë sesa në vendin e tyre!

    Madje është e sigurt që do t’ju marrin shumë inat kur t’i detyroni të shkojnë diku tjetër. Po kjo mbetet për vitet e ardhshme, për momentin, jeni të gjithë këtu, në Shqipëri bashkë me ta dhe mund të mikprisni këtu edhe të afërmit që nuk jetojnë me ju. E pra, Zoti i bekoftë ata të gjithë!

    Uroj që familjet tuaja të jenë sa më mirë dhe që ju, falë mbështetjes së tyre, të shkëlqeni dhe, pse jo, të na ndihmoni të ecim më mirë.

    Edi rama linda rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    April 20, 2026

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.