Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Jonada Avdiaj, Gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar, familja: Thellësisht të zhgënjyer nga drejtësia

    July 16, 2025

    Pas një procesi gjyqësor që zgjati tre vite, Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike të 2 gushtit 2022, kur humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj në plazhin e Potamit, në Himarë.

    Në seancën përmbyllëse, prokurorja kërkoi dënimin me nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej efektivëve, por gjykata vendosi rrëzimin e akuzës dhe shpalljen e tyre të pafajshëm.

    Gjyshi i Jonadës, Ismet Avdiaj, shprehu zhgënjimin e tij për News24 pas vendimit. “Ndjehem thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Asnjë nga pretendimet tona nuk u mor parasysh. Ky vendim është i padrejtë,” deklaroi ai.

    Ngjarja tronditëse ndodhi kur gomonia e drejtuar nga ish-polici Arjan Tase goditi për vdekje të miturën që po lahej pranë bregut me babain e saj. Për këtë ngjarje, Tase u dënua me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 12 vite.

    Ndërkohë, çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë të policisë u trajtua veçmas. Prokuroria i cilësoi ata përgjegjës për mungesë të masave të duhura të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, ndikoi në tragjedinë. Por më 16 korrik 2025, gjykata vendosi të hedhë poshtë akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe i shpalli të gjithë të pafajshëm.

    Vendimi ka ngjallur reagime të forta publike, sidomos nga familjarët e viktimës dhe qytetarë që kërkojnë llogaridhënie për sigurinë publike në plazhe.

    drejtesia efektivet Gjykata Jonada Avdiaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    June 22, 2026

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    June 22, 2026

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    June 22, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Kënaqësi të takoja Presidentin e Francës në Paris

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.