SHBA– Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pasi Joe Biden u terhoq nga gara presideciale.
Sipas Obamës vendimi i Joe Biden është një nga më të vështirët që ai ka marrë në jetën e tij.
Më tej Obama tha se është shembulli më i lartë i një zyrtari shteti që vendos përpara interesin e shtetit dhe të qytetarëve.
“E di që Joe nuk është dorëzuar kurrë përpara asnjë beteje. Që ai të shikojë peisazhin politik dhe të vendosë se duhet t’ja kalojë pishtarin një kandidati të ri, është padyshim një nga vendimet më të vështira në jetën e tij. Por e di që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk do të besonte se është i duhuri për Amerikës. Ky është një testament i dashurisë së Joe Biden për vendin e tij dhe shembulli i një nëpunësi të vërtetë publik që vendos interesat e popullit amerikan përpara interesave të tij. Gjeneratat e ardhshme të liderëve do të bëjnë mirë ta ndjekin. Kam besim se liderët e partisë tonë do të jenë në gjendje të organizojnë një proces nga do të dalë një kandidat i shquar. Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të bashkuar dhe që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën e Demokratëve në muajin Gusht.-ka thënë Barack Obama.


