Presidenti amerikan Joe Biden ditën e sotme festoi 82-vjetorin, duke forcuar kështu statusin si presidenti më i vjetër i SHBA në histori.
Ju kujtojme se në korrik të 2024 Biden u largua nga gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë fund ofertës së tij për rizgjedhje pas një debati katastrofik me Donald Trump.
Vendimin për tërheqje Biden e mori pas përshkallëzimit të presionit nga aleatët e tij demokratë për t’u larguar pas debatit të 27 qershorit, në të cilin presidenti 81-vjeçar shpesh jepte përgjigje të pakuptimta dhe nuk ia doli të nxirrte në pah gënjeshtrat e shumta të ish-presidentit.
Biden miratoi nënpresidenten Kamala Harris për presidente. Megjithatë, ajo u mund nga presidenti aktual i zgjedhur Donald Trump.
Përpara Bidenit, Trump ishte personi më i vjetër që u zgjodh ndonjëherë si president i SHBA: 70 vjeç në kohën e inaugurimit të tij në janar 2017.
Ai përfundoi mandatin e tij të parë si president në moshën 74-vjeçare.


