Jennifer Lopez po gjen ngushëllim te alkooli për të përballuar pasojat emocionale pas ndarjes nga Ben Affleck.
Miqtë e këngëtares janë gjithnjë e më të shqetësuar për mirëqenien e saj.
55 vjeçarja është parë duke shijuar Delola Margarita, një koktej nga marka e saj. Burimet thonë se ajo ndjeu nevojën për një pije përpara se të takohej me Affleck më 4 shtator.
“Fakti që ajo kishte nevojë për pije para takimit të saj të fundit me Benin i thotë të gjitha”-zbuloi një burim i brendshëm.
Ata shprehën shqetësimin se ajo duket se po vetë-mjekohet, duke luftuar për të përballuar realitetin e divorcit pa ndonjë formë lehtësimi. Ky ndryshim në sjelljen e Lopez ndaj alkoolit ka alarmuar të afërmit e saj.
Ndërsa më parë ajo e shijonte alkoolin vetëm në mjediset sociale, raportohet se pirja e saj është bërë një pjesë më e rregullt e rutinës së saj të përditshme.“Duket shumë jashtë karakterit të saj”-vuri në dukje një burim.


