Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Jemi më pranë se ç’mendoni”/ Hakerat e “Homeland Justice” pretendojnë se kanë sulmuar email-et e Kuvendit

    March 10, 2026

    Ndërsa Irani po përballet prej 11 ditësh me sulme të forta ushtarake nga SHBA dhe Izraeli, grupi i hakerave “Homeland Justice”, i lidhur më herët me sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, pretendon se ka depërtuar në sistemin e postës elektronike të administratës së Kuvendit të Shqipërisë.

    Në një postim të publikuar këtë të martë në platformën Telegram, hakerat kanë shpërndarë disa materiale duke pretenduar se kanë akses në korrespondencën elektronike të punonjësve të Kuvendit.

    Postimi i parë është publikuar në orën 11:46, ku shfaqen disa email-e që mbajnë datën 4 mars 2024, të cilat lidhen me komunikime të brendshme për njoftimet e seancave plenare, dorëzimin e dokumentacionit dhe kalendarin e punës së Kuvendit.

    Më pas, në një tjetër postim në orën 12:58, grupi publikoi edhe disa pamje të tjera të korrespondencave që sipas tyre i përkasin muajve shkurt dhe mars.

    Burime nga Kuvendi i Shqipërisë i thanë Top Channel se për momentin janë pezulluar përkohësisht shërbimet e brendshme të email-it, si në dërgimin ashtu edhe në marrjen e mesazheve nga adresat e administratës së institucionit.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej disa orësh në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ndodhen ekspertë të AKCESK (Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike) dhe të AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), të cilët po analizojnë situatën dhe shkaqet që mund të kenë çuar në këtë incident kibernetik.

    Nga ana e tij, Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar shkurtimisht duke bërë të ditur se rasti po verifikohet dhe pritet një njoftim zyrtar.

    hakerim Homeland Justice kuvendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.