Njoftimi i kryeministrit Edi Rama se do të mbyllë TikTok për një vit ka marrë vëmendjen e mediave të njohura ndërkombëtare.
BBC, Reuters, The Guardian dhe shumë media të tjera i referohen kreut të qeverisë shqiptare, i cili njoftoi vendimin ditën e shtunë.
“Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar se qeveria synon të bllokojë aksesin në TikTok për një vit pasi vrasja e një nxënësi shkolle muajin e kaluar ngriti frikën për ndikimin e mediave sociale te fëmijët”, shkruan BBC.
“Ndalimi, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat më të sigurta, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, tha kryeministri Edi Rama pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi”, shkruan Reuters.
“Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës. Vendimi i qeverisë së tij vjen pasi një nxënës 14-vjeçar u godit me thikë për vdekje në nëntor nga një nxënës tjetër”, shkruan The Guardian.
Por njëkohësisht BBC ka kontaktuar me platformën TikTok, e cila tha se nuk kishte gjetur asnjë provë se personi që dyshohet se vrau me thikë djalin 14-vjeçar, ose vetë viktima, të kishin llogari në TikTok.
Rama njoftoi mbylljen e TikTok-ut/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Do të nisë nga…
Shqipëria do të ndalojë TikTok-un për një vit, reagon platforma sociale: Duam sqarime urgjente


