Dy futbollistët shqiptarë, Jasir Asani dhe Regi Lushkja, që aktivizohen në kampionatin iranian, përjetuan nga afër pasojat e sulmeve nga SHBA dhe Izraeli.
Për shkak të bombardimeve, të gjitha aktivitetet sportive u pezulluan dhe futbollistët e huaj u detyruan të largoheshin nga vendi. Asani, i cili aktualisht ndodhet në Turqi, falënderoi klubin dhe komunitetin iranian për mbështetjen dhe respektin, duke shprehur shpresën që paqja të rikthehet sa më shpejt.
Gjithashtu, edhe Regi Lushkja ka mundur të largohet nga Irani për të shkuar në një vend të sigurt. E ardhmja e tyre në kampionatin iranian mbetet e pasigurt dhe do të varet nga zhvillimet në Iran dhe në Lindjen e Mesme.
“Klubi bëri gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet. Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt meriton të jetojë në paqe”, shkruante Asani në postimin e tij.


