Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Janë shtuar tradhtitë “/ Pse i marrin jetën grave shqiptarët? Psikologia zbulon arsyet

    February 20, 2025

    Psikologia Aurela Agalliu, duke iu referuar përvojës së saj në gjykatë ka renditur problemet ekonomike dhe tradhtinë bashkëshortore si pikënisje të situatave që çojnë në tragjedi.

    “Nga përvoja ime në gjykatë dhe nga numri i lartë i divorceve që po shtohen dalin në pah faktorë të tillë si problemet ekonomike, më së shumti tradhtia bashkëshortore. Dy nga faktorët që çojnë në divorce, por edhe në dhunë në familje.

    “U gjet në një garsoniere, kishte probleme”/ Çfarë e shtyu efektivin e policisë të kryente aktin tragjik?

    Emigracioni është një faktor i vjetër në fakt, po them që nuk është aktual sepse ne e dimë shumë mirë në cilën kohë shqiptarët kanë filluar të emigrojnë, pra është një post faktor tjetër, pas emigracionit është pjesa e tradhtisë, se me emigracionin kanë lindur edhe të tjera marrëdhënie paralele për bashkëshortët, qoftë për ata që kanë emigruar, qoftë dhe për personin që ka qëndruar këtu.

    Por unë do t’i qëndroja shumë edhe opinionit të profesorit në lidhje me problemet e shëndetit mendor. Ajo që ne nuk diskutojmë shpesh herë nëpër studiot televizive kur ndodhin krime për pasion edhe pse nuk janë të tillë është sepse problemet e shëndetit mendor janë rritur në masë.

    Familja shqiptare ka vuajtur shumë, dalin në pah problemet e familjes shqiptare sepse njerëzit kanë marrë dhe guximin të flasin dhe të denoncojnë dhunën.

    Plagosi kushëririn e kryebashkiakut, autori zbulon konfliktin e rëndë: Mora vesh se kishin lënë pa ndienja…

    Për shkak të turpit, për shkak të stigmës, jemi munduar që atë familjen problematike ta mbajmë fort dhe ta paraqesim si ideale jashtë. Shpesh herë, njerëzit dhe individët janë kufizuar edhe për shkak të faktit që ka pasur fëmijë dhe nuk kanë dashur që të shkaktojnë ndarjen e prindërve dhe lënien e fëmijëve vetëm.

    Shoqëria është zhvilluar, është emancipuar, dhe normalisht me zhvillimin dhe emancipimin e tyre duket sikur familja shqiptare, pavarësisht një numri shumë të lartë divorcesh duket sikur kanë filluar të kuptojnë dhe të respektojnë të drejtat e tyre dhe kur një martesë nuk funksionon mund ti drejtohen dyerve të gjykatës”, tha ajo në Opinion.

    Aurela Agalliu dhune ne familje divorc psikologia Tradhtia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.