Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Jam zyrtari i parë që kam pasur një kompjuter në zyrë”, Nard Ndoka rrëfen fitoren historike: Mora 72% të votave, më mbështetën dhe të majtët

    January 23, 2026

    Në podcastin e Radar.al, ish-deputeti dhe politikani i njohur Nard Ndoka ka folur për hyrjen e tij në politikë, për sfidat dhe përvojat e hershme, si dhe për fitoret që shënuan rrugëtimin e tij politik.

    Ndoka u shpreh se ai ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe se vijon nga një familje e persekutuar politike gjatë regjimit komunist:

    “Normalisht unë jam që në fillimet e para të Lëvizjes Demokratike, jam themelues i saj. Unë vij nga një familje e persekutuar politike nga regjimi komunist. Jam themelues i parë i PD-së në rrethin e Shkodrës dhe që atëherë kam vazhduar aktivitetin tim politik, në dimensione të ndryshme, por asnjëherë pa u ndarë, pa shkëputje.”

    Ai kujtoi rëndësinë e Partisë Demokratike si parti antikomuniste dhe shpresë për ndryshimin e Shqipërisë:

    “Ishte partia e parë antikomuniste që doli, si shpresë për ndryshimin, për hapjen dhe bëri jashtëzakonisht shumë për ta ndryshuar imazhin e Shqipërisë.”

    Ndoka foli edhe për pozicionet e para politike që kishte marrë:

    “Në 1991 jam zgjedhur kryetar i komiteteve pluraliste. Në 1992 jam emëruar sekretar për Bashkinë e Vaut të Dejës, për 4 vite. Ka qenë periudha më e artë për formimin tim politik, profesional, për faktin që vinim nga një sistem i mbyllur dhe kishim një njollë në biografi. Ishte një kohë e maturimit që pata mundësi të krijoj dhe lidhje me institucionet ndërkombëtare. Me italianët pata lidhje të veçanta dhe kjo më vlejti në formimin tim.”

    Ai kujtoi gjithashtu momentet e hershme të teknologjisë në administratë:

    “Jam zyrtari i parë që kam pasur një kompjuter në zyrë në atë kohë, se të gjithë ishin me makina shkrimi. Shkresa e parë zyrtare që është në Shkodër me kompjuter është pikërisht nga ai kompjuter që m’u dhurua nga italianët të cilët më mbështetën. Ishin mësimet e para të kompjuterit. Ishte një shkollë më vete ajo pjesë.”

    Duke folur për sfidat politike, Ndoka tregoi për pengesat që hasi gjatë kandidimit:

    “Pastaj erdhi një moment që tentova liri. U propozova nga strukturat e PD në rreth, por për çudi politika në Tiranë në atë kohë, që nuk ka ndryshime edhe sot, emri im nuk erdhi nga Tirana, për faktin se më shihnin si një personazh problematik që kritikoja. Donin të kishin ushtarë, servilë. Zgjodha të isha ndryshëm dhe pata pjesën e ndëshkimit, duke më hequr emrin nga kandidimi.”

    Në këtë situatë, ai vendosi të kandidonte si kandidat i pavarur në vitin 1996:

    “Duke u ndodhur në këtë pengesë më tepër politike, për xhelozi, unë vendosa të kandidoj si kandidat i pavarur. Ishte rast i rrallë, në 1996. PD ishte në një fazë euforie. Ishte një grup mbështetësish, jo vetëm dëshira ime. Ishte një rrezik sepse një kandidat i vetëm përballej me një parti që ishte në eufori. Ishin 11 kandidatë të tjerë. Ka pasur një emancipim politik.”

    Ndoka theksoi gjithashtu fitore e tij historike:

    “Mora një fitore historike edhe për kohën. Vota kishte peshë, fitova 72% si kandidat i pavarur. Minimalja që unë prisja ishte të dilja në balotazh. Ajo fitore realisht më ngarkoi me një përgjegjësi të madhe për faktin se u votova edhe nga të majtët. Ishin 20 e ca % vota të elektoratit të majtë. As nuk ua kisha kërkuar, as nuk i llogarisja fare. Por ishte një lloj emancipimi.”

    Nard Ndoka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    July 27, 2026

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    July 27, 2026

    Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegur. Vatra të vogla në disa pjesë

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.