Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dënohen dy persona në Romë, akuzoheshin për përpjekje për riorganizimin e një grupi me ideologji naziste

    Selin Bollati reagon ndaj aludimeve për raportin me Gjestin dhe sqaron të vërtetën

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Jam shtatzënë me fëmijën tënd”/ Shantazhoi yllin e futbollit dhe i zhvati 200 mijë dollarë, e reja dënohet me burg

    December 8, 2025

    Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me katër vjet burg një vajzë që shantazhoi yllin e futbollit, Son Heung-min. Vajza, në të 20-at, dhe bashkëpunëtori i saj, një burrë në të 40-at, u shpallën fajtorë për shantazh ndaj ish-kapitenit të Tottenham. Ajo iu ishte afruar Son vitin e kaluar duke pretenduar se ishte shtatzënë me fëmijën e tij dhe zhvati 200.000 dollarë duke i kërcënuar se do ta bënte publike akuzën nëse s’do të bindej.

    Vajza i shpenzoi paratë për mallra luksoze dhe firmato, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

    “Ajo këmbëngul se i ka marrë paratë si kompensim dhe e portretizon veten si viktimë”, i thanë prokurorët gjykatës të hënën. “Por pretendimet e saj nuk përputhen plotësisht me faktet”.

    Bashkëpunëtori i saj, i cili e kishte kërcënuar Son 15 herë për t’i marrë paratë, u dënua me 2 vjet burg për tentativë shantazhi. Kur ata kërkuan më shumë para këtë vit, Son shkoi në polici.

    Gjykatësi tha se vajza dhe bashkëpunëtori i saj kishin abuzuar me famën e futbollistit për krimin e tyre dhe se Son dukej se kishte kaluar nëpër “ankth të fortë mendor” pasi rasti u publikua në media.

    Në tetor, Son u emërua futbollisti i dytë më i paguar në Major League Soccer (MLS), ligën më të lartë të futbollit në Amerikën e Veriut, e ngjashme me Premier League të Anglisë.

    Në gusht, 33-vjeçari u largua nga Tottenham pas 10 vitesh shërbimi për t’u bashkuar me Los Angeles Football Club, duke shënuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e MLS.

    I konsideruar gjerësisht si një nga yjet më të mirë të futbollit në Azi, Son gëzon popullaritet të madh në vendin e tij të lindjes dhe në rajon.

    Në vitin 2022, ndërsa ishte ende me Spurs, ai u bë aziatiku i parë që fitoi çmimin “Këpuca e Artë” të Premier Ligës, i cili i jepet çdo vit golashënuesit më të mirë në ligë./PanoramaSport

    Kore e Jugut ylli i futbolli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dënohen dy persona në Romë, akuzoheshin për përpjekje për riorganizimin e një grupi me ideologji naziste

    June 15, 2026

    Selin Bollati reagon ndaj aludimeve për raportin me Gjestin dhe sqaron të vërtetën

    June 15, 2026

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.