Ditën e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet kryeministri i vendit Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin vijon ta cilësojë si “bufi i kënetës”.
Në faqen e tij zyrtare të Facebook Rama postoi një video ku shfaqen disa disa bufa të vegjël, e kështu ironizon kryedemokratin.
Ndërsa në sfond të videos dëgjohen deklaratat e këtij të fundit sa I përket zgjedhjeve të 11 majit.
Poshtë videos Rama shkroi: “Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, duke iu referuar tubit në të cilët hyjnë bufat, në videon e publikuar nga kryeministri.
Ky postim i Ramës vjen disa orë pas inaugurimit të tunelit të Murrizit në Dibër dhe një ditë para protestës së thirrur nga Berisha kundër mbylljes së platformës “TikTok”.


