Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ja kush është gruaja që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali

    July 29, 2024
    Ja kush është gruaja që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali

    Enkeleda Bakalli, e vetmja grua në mesin e anëtarëve të bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.

    Në një pjesë të përgjimeve është zbuluar se ajo komunikonte me Rexhep Dallupin, të akuzuarin tjetër në lidhje me arrestimin e njërit prej anëtarëve të grupit, Alfred Luli.

    Rexhep: Më tha vëllai (LULI Gjergji) që kanë marrë një avokat të fuqishëm…he pyetën. sa para do…dhe gjithashtu në Shqipëri angazhuan një avokat të fuqishëm për të biseduar me të dhe më pas e transferuan në Shqipëri pas 6 muajsh por në realitet ende nuk i ka dalë dënimi ai pret të shkoje në gjyq për të marrë dënimin.

    BAKALLI Enkeleda: Është e atij o shpirt? E more vesh naj gjë?

    DALLUPI Rechep: Jo, nuk kam mundur të takoja askënd… kë duhej të takoja?

    BAKALLI Enkeleda: Me vjen keq për të (Alfred LUL) është djalë i mirë, na uli, na bëri.. (e kuptova që na bëri të punojmë).

    DALLUPI Rexhep: … Ai është i mirë … të paktën nëse mund të takoja vëllain e tij, (Gjergi LULI) por nuk e kisha numrin e telefonit, t’i jepja 500 euro për t’ia sjellë, vetëm një çështje respekti

    BAKALLI Enkeleda: Po po për respekt…por do ja shkruaj një herë të vëllait se mendoj se e kisha akoma në Facebook..

    DALLUPI Rexhep: Jo nuk ke pse ti shkruash asgjë vëllait, asgjë fare

    BAKALLI Enkeleda: Jo jo, vetëm (e pyes) çfarë po bën’.. si je? … kush e di si është … po nuk e sollën në Shqiperi? (Alfredi LULI-n për të vuajtur dënimin në Shqipëri).

    DALLUPI Rexhep: Jo asgjë nuk e di kurrë, e kam pas në Facebook, por e kam hequr.

    BAKALLI Enkeleda: Por për mua nuk është problem sepse jam grua.

    DALLUPI Rexhep: Po edhe ti je e kontrolluar zemër edhe nëse je grua.

    BAKALLI Enkeleda: Jam si Xhuli, grua

    DALLUPI Rexhep: Xhuli nuk ka pasur numër kontakti etj., por për ta takuar…

    BAKALLI Enkeleda: Kush e di se si do te përfundojë tani… por nuk e dërguan në Shqipëri apo e dërguan?

    DALLUPI Rexhep: Varet nga dënimi që merr këtu…

    BAKALLI Enkeleda: Me vjen keq për të se ka pas edhe një grua të till.. ndoshta shtatzëne), i shkreti për të tjerët do ta marrë dënimin.

    SPAK sot shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë.

    Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli  Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim.

    Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.

    Enkeleda Bakalli Shqipëri Itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.