Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    “Gruaja mjeke më tradhton me kolegun?”/ Burri nga Durrësi rrëfen dyshimet, avokati tregon hapat ligjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Izraeli u heq licencat 37 organizatave humanitare

    December 31, 2025

    GAZË- Pas më shumë se dy vitesh lufte gjendja humanitare në Rripin e Gazës mbetet katastrofike. Megjithatë Izraeli po u ndalon organizatave humanitare të veprojnë atje. Edhe Mjekët pa Kufij janë ndër të organizatat e prekura.

    Nga fillimi i janarit 2026 një numër i madh organizatash humanitare ndërkombëtare do të ndalohen të hyjnë në Rripin e Gazës. Izraelii akuzon ato për shkelje të rregullave të reja të qeverisë, sipas së cilave kërkohet një verifikim i organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Gazë.

    Mes organizatave të prekura është edhe organizata “Mjekët pa Kufij”. Sipas Ministrisë izraelite të Diasporës kjo organizatë akuzohet se nuk ka sqaruar në mënyrë të mjaftueshme detyrat e anëtarëve të stafit, të cilët Izraeli i ka akuzuar për bashkëpunim me Hamasin dhe grupe të tjera militante.

    Të prekura 37 organizata humanitare

    Sipas Ministrisë së Diasporës deri tani u janë revokuar licencat 37 organizatave. Izraeli pretendon se këto organizata ofrojnë në Rripin e Gazës vetëm një pjesë të vogël të ndihmës së përgjithshme. Kurse Mjekët pa Kufij deklaruan se janë “një nga organizatat më të mëdha mjekësore që veprojnë aktualisht në Rripin e Gazës”.

    Pavarësisht armëpushimit që është në fuqi që nga tetori, gjendja humanitare në Rripin e Gazësmbetet katastrofike. Sipas shifrave të fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 80 përqind e ndërtesave në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar. Shumë njerëz jetojnë në kampe me çadra  dhe janë të prekur prej motit të dimrit. Po ashtu ka mungesë ushqimesh dhe furnizimesh mjekësore./DW

    Gazë organizatat humanitare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026

    “Gruaja mjeke më tradhton me kolegun?”/ Burri nga Durrësi rrëfen dyshimet, avokati tregon hapat ligjorë

    June 15, 2026

    Djali i princeshës norvegjeze dënohet me 4 vite burg, akuzohet për përdh*nim dhe dh*në

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.