Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Izraeli konfirmon vrasjen e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

    August 1, 2024
    Izraeli konfirmon vrasjen e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

    IZRAEL– Mohammed Deif, lideri i krahut ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës në korrik, tha të enjten ushtria izraelite.

    Izraeli e konfirmoi vrasjen e Deif një ditë pasi lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran.

    “IDF-ja [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] njofton se, më 13 korrik 2024, avionët luftarakë të IDF-së goditën zonat e Han Junisit, dhe pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deif u eliminua në këtë sulm”, tha ushtria.

    Hamasi nuk ka komentuar njoftimin e Izraelit për vrasjen e Deif, i cili u bë në ditën kur turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Teheran për funeralin e Haniyehut.

    Deif besohet se ka qenë njëri prej organizatorëve kryesorë të sulmit të Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor, ku u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 250 të tjerë. Ai sulm edhe e nxiti luftën tashmë 10-mujore në Gazë.

    Si njëri prej figurave më mbizotëruese, Deif u ngrit në gradat e grupit gjatë 30 vjetëve, duke e zhvilluar rrjetin e tuneleve të Hamasit dhe ekspertizën e ndërtimit të bombave.

    Ai ka qenë për shumë dekada në krye të listës së zezë të Izraelit./REL

    Deif Ismail Haniyeh vritet Ismail Haniyeh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    April 27, 2026

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    April 27, 2026

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.