SARANDË
Dy ndërtime pa leje u prishën sot në një aksion të përbashkët të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake në Sarandë. Operacioni u zhvillua në zonën e banuar “Baba Rexhep” në lagjen 4 të qytetit.
Objektet e shembura ishin ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me kriteret ligjore. Gjatë prishjeve nuk u regjistruan rezistenca apo kundërshtime nga ana e banorëve.
Ky aksion bën pjesë në një seri operacionesh të vazhdueshme për kontrollin dhe prishjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet po punojnë për lirimin e hapësirave publike.
Radar.al


