Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka deklaruar se nuk ka “asnjë dyshim” se Rusia do të sulmojë një vend anëtar të NATO-s nëse arrin të fitojë në Ukrainë.
Duke folur për BBC-në, Pence paralajmëroi se një skenar i tillë do të detyronte SHBA-në dhe aleatët evropianë të përballeshin ushtarakisht me Vladimir Putinin.
“Në atë rast, roli ynë do të ishte mbështetja për aleatët evropianë, të cilët do të udhëhiqnin përgjigjen ndaj agresionit rus”, – theksoi Pence, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit brenda aleancës.
Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet e “Koalicionit të Vullnetarëve” për të garantuar sigurinë e Ukrainës, duke shtuar se këto garanci mund të krijojnë kushtet për një paqe të qëndrueshme dhe të dërgojnë një mesazh të fortë për Kremlinin.


