Ish-polici Arjan Tase që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj, doli në gjyq në Gjykatën e Apelit pas disa seancave të dështuara.
Pse dështoi seanca e parë e gjyqit për divorcin mes Metës dhe Kryemadhit, kreu i PL nuk ka pranuar…
Në seancë ishte edhe gjyshi i Jonadës. Ismet Avdia tha për mediat se “vendimi i shkallës parë Vlorë ka dhënë drejtësi dhe një rikonfirmim i këtij vendimi do të ishte dinjitoz në tragjedinë tonë familjare”.
Në seancë morën pjesë përveç dy avokatëve të të pandehurit edhe vetë autori.
Me gjithë këmbënguljen e gjyshit të Jonadës që të mbante fjalën në emër të prindërve të Jonadës trupa gjykuese nuk pranoi që Ismet Avdiaj të fliste, por fjalën e tij e lexoi avokati i familjes Avdiaj, Adriatik Lapaj para trupes gjykuese.
Sipas kërkesës së avokatëve të të pandehurit u kërkuan të shfaqen pamjet filmike të hardiskut të sekuestruar nga kamera e hotelit në seancën tjetër e cila u la më dt.27 shkurt 2025 ora 9 e 30′.
Po ashtu avokatët e të pandehurit kërkojnë ndryshimin e klasifikimit të veprës penale vrasje me dashje me qëllim që i pandehuri të dënohet sa më pak.


