DURRËS– Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu është emëruar Drejtor i ri i Portit të Durrësit. Bëhet me dije se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Deri më tani këtë post e ka mbajtur Kreshnik Bajraktari, i cili u emërua në korrik 2024. Dy muaj pas dorëheqjes nga posti e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.
Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës. Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2./Radar.al


