TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e kësaj të marte për gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin e tij shefi i qeverisë shqiptare ka shkruar se “shqiptarët duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit.
POSTIMI I PLOTË:
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
./Radar.al


