Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ish-gjyqtarja e lidhur me bandën e Suel Çelës, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

    September 30, 2025
    Pajtime Fetahu

    TIRANË– Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të marte. Kujtojmë se Fetahu, u lirua nga qelia me 19 shtator. GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

    Pajtime Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

    Bisedat e zbuluara nga Sky Ecc:

    Marjus Lulaj shprehet se do t’i kontaktoj dy gjyqtarët të cilët i identifikon si “Zyniu” i cili dyshohet se është Zihni Shahu dhe “Landi”, i cili dyshohet se është Taulant Tafa dhe këtë të fundit do ta detyrojë të kthejë mbrapa atë çfarë ka marrë duke nënkuptuar se ky gjyqtar ka marrë ryshfet, përndryshe “do t’i montojë bombën në kokë të dyve”. Qëllimi për të cilin Marjus Lulaj angazhohet të ndikojë dyshohet se ka të bëjë me dhënien e dënimit maksimal ndaj Astrit Sinanaj të cilin e sheh si anëtar të grupit rival në Elbasan i cili ka ndërmarrë veprime konkrete në dëm te jetës së bashkëpunëtorit të tij Fuad Verzivolli.

    Mbrëmjen e 20 majit 2020, Sueli komunikon me Pajtimen për ku thotë se “Unë skam vdek akoma t’i lejoj ata të bëjnë përshesh…do t’i takoj të dy un e shikoj nëse janë të lëkundur…nga sot fillova veprimet…me Landin kam fol pak përpara…Zyniun e prita ta takoj nuk erdhi do t’i shkoj te shpia….sot i kërkova takim me Landin…habitem ata janë të dy frikacakë Zyniu s’më kapi mu me dorë si do ndimoj atë…jam shum i qart…ta thash jam gjallë akoma un….do i kthejnë prap atje nëse ka marr…pse do ja montoj atyre dyve bombën nkok…”.

    I hetuari Marjus Lulaj shprehet se do të kërkojë konfirmimin e akuzës dhe nuk i interesojnë detaje të tjera, në fund ai shprehet se pas bisedës me gjyqtarët në fjalë ka dhe zgjidhjen tjetër të cilën e përshkruan vijon “…un e kam zgjidhjen time do ti hy te dyve neper shtëpia nëse e shoh qe po luajnë…”.

    Bisedat vijojnë me Marjus Lulaj i cili i e fton ta takojë gjyqtaren Fetah në banesën e tij, si dhe e bën me dije se gjyqtarin të cilin e identifikon me emrin “Zyni” do ta kërcënojë në banesën e tij, Lulaj shkruan “do vi te shpia te parku un hajde dhe ti atje nesër ose pasnesër si thua?… që të flasim më mirë gojarisht….me thuaj ti kur mundesh…un sot thjesht i kam kërku takim Landit kaq… me Zyniun nuk kam ca takoj sa dëgjova këto e menova mas pretencës t’i futem në shpi ta tromaks pak e ta bëj ai pastaj po pat këllqe…”.

    Nga bisedat e zbërthyera nga Sky Ecc, duket se Suel Çela kishte komunikim shumë të “ngrohtë” me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit i drejtohet atij “o i bukuri i dheut”.

    Pajtime Fetahu:Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.

    Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”.

    Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin”. “Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë./Radar.al

    Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në Basketboll/ Presidenti Ylli Ujka: Urime për fitoren, sezoni i ri nis me trofe!

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    Kopjoi homologen gjermane? Deputetja Ilva Gjuzi shkon në Komision me foshnje në krah

    Banda e Suel Çelës GJKKO Pajtime Fetahu spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.