Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sondazhi në Izrael: 92% besojnë se Irani ka përfituar më shumë nga konflikti me SHBA-në

    SHBA dhe Irani ulen në tryezë në Zvicër, nis raundi i ri i bisedimeve për programin bërthamor

    SHBA/ Arrestohet shqiptaro-amerikani John Alite, ish-figurë e mafies Gambino dhe anëtar i këshillit bashkiak

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Investimet e huaja nën filtrin amerikan/ Ambasada e SHBA: Mekanizëm i ri për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen nga aktorët keqdashës

    November 24, 2025

    Partneritetet publike-private dhe investimet e huaja në Shqipëri do të kalojnë përmes një mekanizmi të ri vlerësimi të mbështetur nga SHBA. Qëllimi është të sigurohen marrëveshje të drejta ekonomike, të rritet transparenca dhe të mbrohen sektorët kritikë nga aktorët me qëllime të dëmshme.

    Ambasada Amerikane, në një reagim për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, shpjegon se ky mekanizëm është një instrument juridik i përdorur gjerësisht për të filtruar investimet e huaja që mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. Ai synon të krijojë një klimë më të hapur dhe të parashikueshme për investitorët ndërkombëtarë, sidomos për kompanitë amerikane.

    “Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve i mundëson qeverive të verifikojnë investimet e huaja për të përcaktuar nëse ato paraqesin kërcënime të mundshme për sigurinë kombëtare. Një instrument i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorët keqdashës dhe do të krijonte një mjedis të drejtë e transparent për investitorët amerikanë dhe jo vetëm,” – tha Ambasada.

    Pas takimit mes të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn, dhe ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ku u diskutua ofrimi i ekspertizës amerikane për koncesionet dhe ndërtimi i këtij mekanizmi të ri, Top Channel kërkoi më shumë detaje mbi funksionimin e tij.

    Një zyrtar i Ambasadës theksoi se SHBA synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë, duke mbështetur standarde të larta transparence dhe siguri.

    “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj zhvillimit ekonomik dhe partneriteteve të drejta për bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe ndaj mbrojtjes së teknologjive kritike.”

    SHBA vijon të ndajë rregullisht ekspertizën e saj me institucionet shqiptare përmes programeve dhe shkëmbimeve teknike në fushat me interes të përbashkët.

    ambasada Investimet e huaja SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sondazhi në Izrael: 92% besojnë se Irani ka përfituar më shumë nga konflikti me SHBA-në

    June 21, 2026

    SHBA dhe Irani ulen në tryezë në Zvicër, nis raundi i ri i bisedimeve për programin bërthamor

    June 21, 2026

    SHBA/ Arrestohet shqiptaro-amerikani John Alite, ish-figurë e mafies Gambino dhe anëtar i këshillit bashkiak

    June 21, 2026

    Durrës/ Goditen dy raste kontrabande cigaresh, sekuestrohen mbi 800 steka dhe një armë automatike

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.