Mbrojtësi i Inter Milan, Alessandro Bastoni, ka reaguar për herë të parë pas episodit me Pierre Kalulu gjatë sfidës ndaj Juventus, ku u përfshi në një situatë të konsideruar si simulim.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Bodø/Glimt, në krah të trajnerit Cristian Chivu, qendërmbrojtësi zikaltër pranoi gabimin dhe kërkoi ndjesë publike për veprimin e tij, duke marrë përsipër përgjegjësinë për atë që ndodhi në fushë.
Në sallë ishin të pranishëm edhe kapitenët e skuadrës, Lautaro Martínez dhe Nicolò Barella, të cilët shprehën hapur mbështetjen për shokun e tyre të ekipit.
Bastoni ka kaluar ditë të vështira pas incidentit në “San Siro”, pasi, sipas raportimeve, ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime në rrjetet sociale. Mbështetja publike e skuadrës synon të qetësojë situatën dhe të rikthejë fokusin te objektivat sportive të Interit.


