ELBASAN– Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të enjteje teksa prezantonte planin e paqes fiskale, tha se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel, ku nuk do të ketë me inspektorë nëpër biznese, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale.
Rama nga Elbasani ku prezantoi planin e paqes fiskale, tha se në jo pak raste inspektoret “na turpërojnë”, por kritika kishte edhe për bizneset, që sipas tij nuk i denoncojnë.
“Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni ti denonconi, por ti mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon. Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë.Pra të gjitha transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohet nga syri i inteligjencës artificiale. Kur shikoni anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.“- tha Rama./Radar.al
“Tonelata parash për votën e diasporës”/ Celibashi: Janë paraqitur 100 problematika në KQZ
Qeveria merr vendimin/ Bjellorusët nuk hyjnë më dot në Shqipëri pa viza
Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Partizani”/ Avokati: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares


