Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Tonelata parash për votën e diasporës”/ Celibashi: Janë paraqitur 100 problematika në KQZ

    April 24, 2025
    "Tonelata parash për votën e diasporës"/ Celibashi: Janë paraqitur 100 problematika në KQZ
    Ilirjan Celibashi

    TIRANË– Ditën e sotme Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte në një bashkëbisedim me gazetarët për të folur lidhur me ecurinë e procesit të votimeve të 11 majit, me diasporën shqiptare që ka marrë në masë të madhe fletët e votimit dërguar me postë nga Tirana.

    Në fjalën e tij Celibashi deklaroi se lista e problematikave të raportuara në procesin zgjedhor është shumë e vogël – vetëm 0.04% e totalit, apo më pak se 100 raste. Ai sfidoi këdo që ka shifra të tjera, t’i mbledhë e t’i paraqesë.

    “Lista e thjeshtë për ta kalkuluar, problematikat në atë se ç’është sukses. 0.04%. Numri i problematika të prezantuara në KQZ nuk është më shumë se 100. Kush ka shifër tjetër ti mbledhë. Unë këtë shifër kam.”

    Sa i përket marrëdhënies kontraktuale me kompaninë postare që dorëzon fletët e votimit në diasporë, Celibashi tha se nuk mund të merret një vendim përfundimtar në këtë moment, por gjithçka po shtyhet brenda kufijve që lejon kontrata.

    “Për marrëdhënien kontraktuale. Kur të vijë momenti do diskutojmë. Nuk vendosim dot tani. Po shtymë për aq sa na lejon kontratën, kompaninë që ta bëjë punën si duhet ta bëjë.” 

    Ai përmendi se nuk do të kishte asnjë problem nëse do të dërgohej një fletë votimi e dytë apo e tretë, por theksoi se nuk ka kërkesë zyrtare për këtë gjë dhe mungon një nxitje politike.

    “Dikush mendonte mund të çonim një fletë tjetër votimi. Personalisht mendoj se nuk do kishte asnjë problem, edhe nëse do dërgonim një fletë votimi të dytë apo të tretë. Sa kohë që nuk ka një kërkesë për këtë gjuhë dhe shtysë tjetër.”

    Sa i takon fotografimit të fletës së votimit nga diaspora, Celibashi theksoi se partitë politike duhet të angazhohen më shumë të bëjnë thirrje dhe se nuk ja vlen të shkohet drejt procedimeve penale për çështje të vogla.

    “Mendoj se partitë politike duhet të angazhohen në thirrje të tillë politike. Disa mund ta kenë të thjeshtë të kenë një procedim penal, por nuk ja vlen. Dua të them diçka, nuk mund të mos shpreh kënaqësinë time për masën e madhe të votuesit nga jashtë, që edhe kur kanë patur problematikë e kanë adresuar hapur këtë proces. Nëse ke një problem kontakto KQZ, median. Jemi duke paguar tonelata parash, dhe duhet ta respektojmë këtë proces.”-tha kreu i KQZ.

    Ai shprehu kënaqësinë për angazhimin e votuesve nga jashtë, të cilët edhe kur kanë hasur probleme, i kanë adresuar në mënyrë transparente.

    “Janë 62% që e kanë marrë, 9% e kanë kthyer mbrapsht. Ka mundësi që shumica dërrmuese ta kthejë, 90% e votuesve nga jashtë ta kthejnë fletën e votimit nga jashtë. Nuk do kishin harxhuar kohë për të marrë fletën e votimit nëse nuk do kishin interes për të votuar. Po ndodh për herë të parë. E kemi bërë në një kohë shumë të shkurtër”, përfundoi kreu i KQZ./Radar.al

     

    Krimet zgjedhore/ Ambasada gjermane fton Dumanin, Celibashin dhe Çelën, raportimi i gjetjeve në terren

    Qeveria merr vendimin/ Bjellorusët nuk hyjnë më dot në Shqipëri pa viza

     

    Celibashi KQZ vota e diaspores
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.