Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e hapjes së aplikimeve për profesionistët e shëndetësisë.
“Thirrje për profesionistët e shëndetësisë. Hapen aplikimet për infermierë, mami, teknikë imazherie, laborator, fizioterapi dhe logopedi në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Aplikoni tani”, shkroi Rama në postimin e tij në median sociale Facebook.
Rama informoi se afati i aplikimit është nga data 22 gusht, deri në 5 shtator 2024.
Platforma “Infermierë për Shqipërinë” ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar më tej në këtë fushë për të kontribuar në shëndetin e komunitetit.
Kjo platformë garanton një proces rekrutimi të udhëhequr nga parimet e transparencës, meritës, profesionalizmit dhe barazisë në funksion të ofrimit të një shërbimi cilësor infermieror në të tre nivelet e kujdesit shëndetësor.


