TIRANË– Kryeministri Edi Rama pak minuta pasi ka mbyllur transmetimin LIVE në rrjetet sociale, ka reaguar sërish në lidhje me incidentin që i ndodhi gjatë transmetimit teksa po bisedonte me ndjekësit.
Bëhet fjalë për momentin kur Rama doli nga vetja duke thënë “F*ck u, f*ck u” për shkak se nuk po i punonte linja e internetit.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës. Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”. Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen. Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri.”- ka thënë Rama./Radar.al
“Dorëheqjen duhet ta harroni”/ Rama: Ja dy rrugët për të më larguar mua nga politika


