TIRANË– Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, nga rubrika SY m’SY ka komentuar konferencën e ditës së djeshme të Partisë Demokratike ku prezantoi edhe drejtuesin e fushatës elektorale, amerikanin Chris LaCivita.
Në fjalën e tij Sali Berisha njoftoi se LaCivita ka punuar me Presidentin Donald Trump dhe ka qenë krahu i djathtë i tij.
“Dje patëm një zhvillim interesant besoj unë, i cili meriton të komentohet duke e filluar nga një fakt shumë interesant sepse trampistet e vetëshpallur të tillë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje. Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë”, tha Rama./Radar.al


