Ditën e sotme bëhet me dije se me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë shoqëruar në komisariatin e policisë të paktën katër zyrtarë të kompanisë Eco Alb.
Burime të sigurta nga Prokuroria konfirmojnë se janë shoqëruar pas një hetimi penal që po zhvillohet ndaj kësaj kompanie drejtori, një inxhinier, një përgjegjës dhe një zyrtar i rëndësishëm i kësaj kompanie.
Nga ana tjetër mëoshet se janë sekuestruar dokumentacione të shumta të Eco Alb.
Ditën e sotme një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorit të Elbasanit, Xhelian Seferi, i shoqëruar nga një furgon policie, kanë mbërritur në ambientet e kompanisë publike, “Eco-Elb”, e cila menaxhon landfillin dhe incerenatorin e mbetjeve.
Landfilli dhe inceneratori (jo-funsional) i Elbasanit menaxhohen prej vitit 2021 nga kompania publike “Eco-Elb”, e administratuar nga Leli Kaja.
Përgjatë kësaj periudhe, inceneratori i djegies së mbeturinave ka funksionuar vetëm pak orë, pasi impianti ka patur goxha probleme teknike.


