TIRANË– GJKKO ka pranaur kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.
Ndërkohë vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkuruar. Bëhet fjalë për Silena Tolën, Alba Thomën dhe Pëllumb Abeshin, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.
Kujtojmë se më datë 2 Gusht të këtij viti, Prokuroria e Posaccme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”./Radar.al
SPAK përfundoi hetimet për Inceneratorin e Tiranës/ Komunikohen akuzat


