Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Imuniteti është mbrojtje nga abuzimi, por nuk mbron abuzuesin

    December 16, 2025
    Trump pezulloi fondet/ Ish-ministri i Drejtësisë zbulon shtetin që jep më shumë para për Drejtësinë: S'është SHBA
    Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

    Nga Ylli Majani

    Përtej hakmarrjeve të vogla të katundit, lojëra që i bëjnë me çdo njeri që guxon të ankohet kundër “mrekullive” që bëjnë, SPAK tashmë është i qartë se e KA SHKELUR Kushtetutën me pezullimin nga detyra.
    Madje paska dashur që shkeljen e bërë ta bëjnë edhe me kobure në brez!!! (E më thoshit mua që grushti i shtetit është pak e rëndë se ska pasur armë… )

    SPAK kërkon imunitetin e Belindës, sigurisht ka formalisht të drejtë ta bëjë. Por nuk mund të pezullojë një anëtar qeverie.
    Kjo besoj është e qartë, apo jo?

    Këtë mësim më vjen mirë që e mësuan.
    Mësimet e tjera, se si nuk duhet të ketë procedime pa fakt penal; si merren masat e sigurisë në proporcion me nevojën dhe rreziqet; si merren provat në mënyrë të ligjshme; si nuk mund të ngrihen akuza pa logjikë; e të tjera si këto duhet ti mësojnë në vijim rast pas rasti.
    Po më parë SPAK duhet të çlirohet nga adrenalina e reagimeve hakmarrëse, inatçore dhe lojërat e vogla të katundit.
    Tani, sa i takon debatit parlamentar mbi heqjen ose jo të imunitetit, insistoj në bindjen time që e kam shprehur rregullisht edhe në rastin e Saimir Tahirit edhe në rastet Ahmetaj dhe Berisha.

    Imuniteti mund të kërkohet vetëm nëse gjykata paraprakisht ka urdhëruar marrjen e një mase sigurie.
    Nuk lëshohet imuniteti paraprakisht me kërkesa në hava, por vetëm si reagim i një akti gjyqësor që kërkon leje për tu zbatuar.
    Imuniteti, nuk i jepet prokurorëve, por për të lejuar ose jo ekzekutimin e masave që merr gjykata.
    Për sa kohë gjykata nuk ka një akt, që do të thonë nuk ka shqyrtuar paraprakisht provat dhe proporcionalitetin, kërkesa e prokurorisë është abuzive.
    Përballë kërkesave abuzive të prokurorëve, Parlamenti detyrohet të bëjë gjykatën, pra të kërkojë prova, gjë që nuk është normale dhe në natyrën e tij. Në republikën e pushteteve të ndara, provat i shqyrton dhe vlerëson vetëm gjykata, jo parlamenti.
    Vendimi për heqjen e imunitetit është i natyrës politike, jo juridike. Ndaj nuk ka kuptim debati mbi materien e një kërkese juridike, drejtësia dhe saktësia e së cilës nuk është konfirmuar më parë nga gjykata sipas ligjit.
    Shkurt, praktika e derisotme ku prokuroria kërkon lirim nga imuniteti, për të bërë pastaj ç’të dojë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër Parlamenti bën gjykatën dhe vendos sipas humorit politik nuk është normale.
    Normale duhet të ishte që prokurori të paraqiste në parlament vendimin e gjykatës së bashku me kërkesën për të lejuar ekzekutimin e vendimin.
    Kujtoj se në rastin Balluku, gjykata ka disponuar me masa sigurie. Pra e ka vlerësuar se ato masa ishin proporcionale, çfarë ka ndryshuar, përveç se iu përsheshën turinjtë nga Gjykata Kushtetuese?!
    Ja pra që debati për imunitetin ka edhe kuptim kushtetues sepse ideja është të mbrosh pushtetin politik që buron nga vota nga abuzimi i drejtësisë me ligjin.
    Bindja ime është se imuniteti nuk mbron personin, por raportin ndërmjet pushteteve nga abuzimi, inati e hakmarrja.

    Belinda Balluku drejtesia imuniteti lli Majani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    January 14, 2026

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    January 14, 2026

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    January 14, 2026

    Shtëpia e Bardhë u paraqet banorëve të Groenlandës një zgjedhje simbolike: SHBA apo Rusi/Kinë

    January 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Do të heqin qafe një barrë të madhe”/ Pas 13 Janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët pozitive

    Parashikimi i horoskopit 14 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 13 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.