TIRANË– Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shpalli zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve.
Bëhet me dije se thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 28 tetor në faqen zyrtare të Policisë.
Ndërkohë kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në Komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim, ku shprehin interesin për të aplikuar.


