TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.
Kujtojmë se Anisa Duçkollari mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori, pasi zëvendësoi Zef Laskën, i cili mbushi moshën e pensionit. Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme, tashmë Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.
Saimir Duçkollari, Dëshmori Policisë, vdiq në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit “Iliria” në Durrës. Gjatë operacionit mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari.


