Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    May 9, 2026

    Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, për të zbutur masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj — nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” — rikthen një pyetje të vjetër dhe të dhimbshme për drejtësinë shqiptare: A po funksionon vërtet reforma në drejtësi, apo po riciklohen të njëjtat figura, të njëjtat lidhje dhe i njëjti mentalitet i pandëshkueshmërisë?
    Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak të peshës së dosjes ku përmendet Karçanaj, një institucion i përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të dyshuara të menaxhimit të fondeve publike dhe koncesioneve teknologjike në Shqipëri. Në një moment kur opinioni publik pret llogaridhënie dhe standard të fortë hetimi, vendimi për lehtësimin e masës së sigurisë po perceptohet si një tjetër sinjal se njerëzit e lidhur me pushtetin vazhdojnë të gëzojnë trajtim preferencial.
    Por reagimet ndaj Ilir Pandës nuk lindën sot.
    Figura e tij ka qenë prej kohësh objekt akuzash dhe kritikash politike dhe mediatike duke ngjallur shpesh dyshime për integritetin e gjyqtarit në fjalë. Një nga episodet më domethënëse ishte kërkesa e Ilir Metës për përjashtimin e Pandës nga trupa gjykuese që shqyrtonte rekursin për masën e sigurisë ndaj tij. Edhe pse kërkesa u rrëzua nga Gjykata e Lartë, vetë fakti që një ish-president kërkonte largimin e një gjyqtari me argumentin e mungesës së paanshmërisë, tregoi nivelin e mosbesimit që ekziston ndaj figurës së Pandës.
    Po aq të forta kanë qenë edhe akuzat publike të artikuluara nga gazetarë të ndryshëm, të cilat e kanë paraqitur Pandën si simbol të një drejtësie të vjetër, të lidhur me strukturat para reformës. Në këto kritika është përmendur shpesh fakti se ai ka qenë ministër Drejtësie në vitet 1999–2000 dhe më pas zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë — institucioni që për vite me radhë akuzohet për klientelizëm, emërime politike dhe degradim të sistemit gjyqësor.
    Duhet kuptuar se në drejtësi, perceptimi publik ka po aq rëndësi sa vendimi formal. Dhe kur një figurë me histori të gjatë politike dhe institucionale merr vendime në çështje tepër sensitive, lind natyrshëm dyshimi nëse sistemi ka arritur ndonjëherë të shkëputet realisht nga ndikimi politik.
    Problemi më i madh sot nuk është vetëm një vendim gjykate. Problemi është mesazhi që përcillet. Kur zyrtarë të lidhur me skandale milionëshe përfitojnë lehtësim mase sigurie, ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me ashpërsi maksimale të ligjit, krijohet bindja se drejtësia në Shqipëri vazhdon të ketë dy standarde: një për të korruptuarit dhe një për të tjerët.
    Ilir Panda nuk e kupton dot se drejtësia nuk matet vetëm me procedurë; ajo matet edhe me besimin që frymëzon. Dhe sot, për shumë shqiptarë, ky besim është më i dobët se kurrë. Falë Pandave që vegjetojnë ende në gjyqësorin tonë.

    Ilir Panda
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.