VLORË– Paraditen e kësaj të premteje të 27 Marsit IKMT ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të premteje në Radhimë, i shoqëruar nga forcat e Policisë dhe FNSH-së, për të ekzekutuar prishjen e pesë objekteve në këtë zonë.
Aksioni parashikon shembjen e katër banesave dhe një restoranti, operacion ky që ka hasur kundërshtime të forta të banorëve vendas.
Ndërsa situata rreth shtëpive paraqitet e tensionuar, raportohet se administratorët e restorantit nuk kanë bërë qëndresë ndaj ndërhyrjes së mjeteve rënda.
Ky proces mbetet nën monitorimin e rreptë të forcave të rendit për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave./Radar.al


