DHËRMI– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar paraditen e kësaj të mërkure të 27 Gushtit në jug të vendit.
Bëhet me dije se IKMT po punon për shembjen e një objekti me konstruksion metalik në Drimadhe të Dhërmiut.
Sipas asaj që njofton IKMT, Objekti ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa bëhet me dije se shembja e objektit do të kryhet me mjete dhe jo me shpërthim të kontrolluar./Radar.al


