Ka nisur këtë të premte shembja e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë, por banorët kanë refuzuar të lëshojnë pronat e tyre. Në pamjet e siguruara nga Radar.al ata shihen teksa konfliktojnë me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së dhe IKMT-së, duke krijuar një situatë të tensionuar në vendngjarje.
Banorët argumentojnë se nuk janë dëmshpërblyer në mënyrë të drejtë dhe kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut me autoritetet.


