Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë këtë të premte në zonën bregdetare të Rradhimës, ku është shembur një objekt pa dokumentacion të rregullt ligjor.
Ndërhyrja është pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare dhe synon rivendosjen e ligjshmërisë në zonat turistike gjatë sezonit veror.
IKMT bën me dije se aksioni do të vijojë në ditët në vijim në të gjitha rastet kur konstatohet shfrytëzim pa leje i territorit apo ndërtime të paligjshme. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë ligjin dhe të shmangin ndërtimet pa dokumentacionin e nevojshëm.


