SHKODËR– IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje, për t’i hapur rrugë projektit të rikonstruksionin në hyrjes të Shkodrës.
Fadromat e IKMT kanë shembur objektin e pare, ndërkohë ditën e sotme do të jenë edhe dy objekte të tjera që do të prishen nga 11 që janë në total pa leje nga IKMT.
Ndërsa dhjetë të tjera presin shpronësimin ndërsa edhe aty do të ndodh i njëjti proces. Theksojmë se në total janë 21 objekte në listë për t’u shembur.


