Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka pezulluar punën dhe ka vendosur gjoba ndaj 5 kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, pas konstatimit të shkeljeve të kushteve të përcaktuara në lejet e lëshuara nga autoritetet mjedisore.
Ishin denoncimet e qytetarëve ato që nxitën Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit të kryente inspektime dhe të merrte masa ndaj kompanive Gjoka Konstruksion, Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018.
Ndër të tjera, IKMT thekson se, duke marrë në konsideratë mbarëvajtjen e sezonit turistik, u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare, të tregojnë kujdes të shtuar në zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.


