Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari në Morinë (EMRI)

    October 2, 2024
    I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari në Morinë
    Foto ilustruese

    DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i identifikuar si Fatmir Kërkusha, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje me armë zjarri.

    48-vjeçari u kap në pikën kufitare të Morinës, teksa po tentonte të largohej nga policia.

    Bazuar në njoftimin e policisë, 48-vjeçari dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

    Tentoi të dilte nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Morinë, duke qenë në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, kryer një vit më parë, vihet në pranga 48-vjeçari.

    Si rezultat i verifikimeve, koordinimit të punës dhe të informacioneve, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, për një shtetas të ndaluar në tentativë për të dalë nga Shqipëria, ndërkohë që ishte në kërkim si autor i dyshuar i një tentative për vrasje me armë zjarri, të kryer një vit më parë, në Durrës, Komisariati i Policisë Durrës vuri në pranga shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

    Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi F. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pat shtetas të dëmtuar.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    arrestohet 48-vjeçari Durrës morine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    June 14, 2026

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    June 14, 2026

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.