TIRANË– Mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Vlorë, ku një 76-vjeçar është vetëvraërë me armë gjahu.
Nga njoftimi i policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni të Vlorës, ku i moshuari në oborrin e banesës së tij, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike për shkak të një sëmundjeje tumorale nga e cila vuante, shtetasi N. S., i ka dhënë fund jetës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në fshatin Akërni, Vlorë, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike për shkak të një sëmundjeje tumorale nga e cila vuante, shtetasi N. S., 76 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu. Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


